Juve i ofron Romës Higuainin, kërkon një qendërmbrojtës në shkëmbim
Skuadra e Juventus po përgatitet për një tjetër lëvizje në këtë afat kalimtar.
Sport
‘Zonja e vjetër’ duket se tashmë ka vëmendjen tek faza e mbrojtjes, dhe po kërkon të sigurojë shërbimet e yllit të Romës.
‘Gazzetta dello Sport’ raporton se Juve do të ofrojë Gonzalo Higuain për shërbimet e Kostas Manolas, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetës italiane, të dyja skuadrat vlerësojnë yjet e tyre me nga 36 milionë euro dhe shkëmbimi lehtë mund të ndodh.
Romës do t’i shkonte për shtati ky shkëmbim, pasi veçse do të siguronin zëvendësuesin e Edin Dzekos.
‘Zonja e vjetër’ në anën tjetër do të plotësonte hapësirat e lëna nga Andrea Barzagli dhe Martin Caceres. /Lajmi.net/