Justin dhe Hailey po i shijojnë në maksimum ditët e izolimit

Justin thotë se Hailey po i ndihmon t'i kalojë sa më mirë ditët e izolimit.

ShowBiz

07/04/2020 15:47

Koronavirusi nuk diskriminon askënd, ai ka bërë që të gjithë të mbyllen në shtëpi tash e sa javë, shkruan lajmi.net.

E këto rregulla po i respektojnë edhe të famshmit, të cilët po qëndrojnë pranë më të dashurve të tyre dhe anuluan planet që kishin.

Këngëtari Justin Bieber duket se nuk është mërzitur fare nga kjo mbyllje, ngase ai po kalon për mrekulli pranë bashkëshortes.

Së fundi, artisti postoi disa fotografi, në të cilat shfaqet i shtrirë në krevat bashkë me Haileyn, të dy dukeshin tejet të lumtur.

“Kjo zonjë më bën të buzëqeshi. #Fakt”, ka shkruar ai pranë atye fotografive, të cilat morën pëlqime të shumta nga ndjekësit. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-qwT2knnKp/