Justin Bieber hedhet në gjyq, kjo është arsyeja

Justin Bieber është paditur nga Robert Barbera.

ShowBiz

18/10/2019 10:43

Justin Bieber është paditur nga fotografi Robert Barbera për të drejtat autoriale, pasi këngëtari hodhi një imazh në Instagram pa lejen e fotografit, shkruan E news, transmeton lajmi.net.

Në dokumentet gjyqësore, të marra nga ENews, Barbera thotë se ky veprim lind për shkak të “riprodhimit të paautorizuar dhe shfaqjes publike” të Bieber të fotografisë së mbrojtur nga të drejtat e autorit, e cila është në pronësi dhe e regjistruar nga Barbera.

Padi të tilla po vuajnë edhe artistë të njohur si Jennifer Lopez dhe Gigi Hadid të cilat u akuzuan për arsye të ngjashme.