Justin Bieber dhe Ariana Grande marrin kryesimin e ‘Billboard Hot 100’
‘Stuck with u’ është bërë një nga këngët më të pëlqyera për publikun.

ShowBiz
Justin Bieber dhe Ariana Grande para disa javëve kishin lansuar bashkëpunimin e tyre të ri, të titulluar ‘Stuck with u’ klipin e të cilit e kishin realizuar me fansat e tyre, shkruan lajmi.net.
Tani, projekti po kryeson në listën e ‘Billboard Hot 100’ duke lënë pas si: The Weeknd, Drake, Nicki Minaj dhe Tekashi 69.
Por ajo çfarë karakterizon këtë projekt, është vullneti i dy këngëtarëve, dyshja kanë vendosur që një pjesë të ardhurave nga kënga t’i ndajnë për fëmijët në nevojë gjatë pandemisë. /Lajmi.net/