Jurgen Klopp trajner i Real Madridit?

Fundi i këtij sezoni shumë lehtë mund të sjellë edhe fundin e Zinedine Zidanes te skuadra e Real Madridit.

Sport

26/01/2018 18:03

Largimi nga gara për titull, eliminimi nga Kupa e Mbretit dhe forma e dobët, kanë bërë që drejtuesit e Real Madridit të mendojnë për të ardhmen e francezit në skuadrën e tyre.

‘Marca’ shkruan se në rast dështimi në Ligën e Kampionëve, Real Madrid mund të vendosë të ndërpresë bashkëpunimin me Zinedine Zidanen.

Sipas kësaj medie, emri i parë që po mendohet të jetë pasuesi i tij, është Jurgen Klopp i Liverpoolit./Lajmi.net/