Jurgen Klopp: Nëse ka lojtar që s’do të qëndroj, unë e dërgoj me makinë te ekipi tjetër

Skuadra e Liverpoolit edhe zyrtarisht nuk ka arritur të siguroj Ligën e Kampionëve për sezonin e ri 2023/24. Trajneri gjerman, Jurgen Klopp foli në konferencë për media rreth ndeshjes së fundit në Premier League këtë edicion, shkruan Lajmi.net Ai tha se kush dëshiron të largohet nga “Anfield” për shkak se klubi nuk arriti të siguronte…

Sport

27/05/2023 08:24

Skuadra e Liverpoolit edhe zyrtarisht nuk ka arritur të siguroj Ligën e Kampionëve për sezonin e ri 2023/24.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp foli në konferencë për media rreth ndeshjes së fundit në Premier League këtë edicion, shkruan Lajmi.net

Ai tha se kush dëshiron të largohet nga “Anfield” për shkak se klubi nuk arriti të siguronte vend në top-4, është i lirë të ikë.

“Nëse ka ndonjë lojtar dhe vjen te unë duke thënë se po largohem për shkak se nuk u kualifikuam në UEFA Champions League. Atëherë unë do e merrja me makinë dhe e dërgoj në ekipin e tij të ri”, u shpreh Klopp

“The Reds” këtë sezon e mbyllin në pozitën e pestë, kurse kanë edhe një ndeshje, nesër (e diel) ndaj Southampton./Lajmi.net/