Ju ngrihet xhami i veturës në mëngjes? Largojeni lehtë akullin kështu

Problemi më i madh i shoferëve është dimri i ftohtë dhe me ngrica. Duket se ekziston një mënyrë për ta shkrirë xhamin e veturës shpejt, pa përdorur ‘kruese’ akulli apo ndonjë pajisje tjetër për shkrirje.

Auto & Tek

10/12/2020 22:45

Videoja që do ta shihni më poshtë nga meteorologu Ken Weathers tregon një zgjidhje të thjeshtë duke përzier ujin me alkool (alkool fërkues) – në një shishe spërkatëse, transmeton Lajmi.net.

Duke aplikuar këtë përzierje në xhamin e ngrirë të veturës suaj, akulli do të shkrihet menjëherë nga vetura, duke i bërë mëngjeset tuaja të dimrit shumë më të shpejta.