A ju kujtohet Rrahmani? Nuk u ftua nga De Biasi por …

Mediat kroate dhe më konkretisht gazeta “Sportcom.hr” raporton se për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar ka hyrë në garë edhe Hajduku i Splitit.

Sport

18/06/2016 08:47

Amir Rrahmani mund të ndërrojë skuadër por jo qytet.

Mediat kroate dhe më konkretisht gazeta “Sportcom.hr” raporton se për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar ka hyrë në garë edhe Hajduku i Splitit.

Drejtuesit e klubit të famshëm kroat e pëlqejnë së tëpërmi Rrahmanin, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit që edhe ishte edhe i pari për të në kampionatin kroat me fanellën e Rnk Splitit.

Mbrojtësi shqiptar luajti një rol shumë të rëndësishëm te skuadra e trajnerit Sablic sezonin e kaluar dhe me të drejtë falë paraqitjeve të tij shumë të mira, 22-vjecari nga Prishtina ka ngjallur interesin e disa klubeve shumë prestigjoze përfshirë këtu edhe atë të gjermanëve të Wolfsburgut.

“Sportcom.hr” bën me dije se për kartonin e ish lojtarit të Partizanit, drejtuesit e Rnk Splitit kërkojnë 2 milionë Euro, shifër disi e lartë kjo për arkat e Hajdukut.

Në sezonin që ka vetëm pak javë që është mbyllur 22-vjecari shqiptar zhvilloi në total 34 ndeshje në kampionatin kroat me Rnk Splitin duke realizuar dhe 1 gol, përcjell “SuperSport.al”.

Amir Rrahmani i cili ishte pjesë e listës provizore prej 27 emrash të grumbulluar nga trajneri i kombëtares kuqezi Gianni De Biasi përpara Euro 2016, por që në fund nuk mundi të ishte pjesë e europianit,  verën e kaluar u transferua me parametër 0, nga Partizani te skuadra kroate, por tashmë shitja e tij mund tu sjellë arkave të Rnk Splitit plot 2 milionë Euro.

Ndoshta nuk është e thënë që te kjo skuadër të luajnë njëkohësisht dy futbollistë shqiptarë sepse në momentin që u largua Cikalleshi, u afrua Rrahmani ndërsa tashmë që pjesë e Rnk Splitit është bërë Elis Bakaj, mund të largohet 22-vjecari nga Prishtina.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.