Jovetic pranon Interin

Sulmuesi i Manchester Cityt, Stevan Jovetic ka pranuar transferimin në Inter, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

12/03/2015 18:21

Stevan Jovetic është i gatshëm të transferohet në Inter. Sulmuesi i Manchester Cityt pritet të largohet na klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, gazetari i mirënjohur italian Gianluca di Marzio ka bërë të ditur se ylli malazez ka pranuar t’i bashkohet Nerazzurrëve.

Tani, klubi italian duhet të negociojë edhe me Cityn për të arritur marrëveshje për transferimin e Joveticit në Giuseppe Meazza, gjatë afatit kalimtar të verës.