Joshua propozoi një meç të tretë me Andy Ruiz, promotori i tij i pakënaqur
Eddie Hearn nuk ka mbetur aq i kënaqur me propozimin e fundit të klientit të tij, Anthony Joshua. Joshua po kërkon për një kundërshtar, pas dy humbjeve radhazi ndaj Oleksandr Usyk, humbje këto që ia morën titullin e kampionit. Sipas raportimeve të fundit nga ‘Mirror’, Joshua ka propozuar për një meç të tretë me Andy…
Sport
Eddie Hearn nuk ka mbetur aq i kënaqur me propozimin e fundit të klientit të tij, Anthony Joshua.
Joshua po kërkon për një kundërshtar, pas dy humbjeve radhazi ndaj Oleksandr Usyk, humbje këto që ia morën titullin e kampionit.
Sipas raportimeve të fundit nga ‘Mirror’, Joshua ka propozuar për një meç të tretë me Andy Ruiz, por nuk ka hasur në pëlqimin e promotorit të tij, Eddie Hearn.
“S’po them vetëm për ta thënë, por nuk do të mund t’i propozoja një luftë pa atë që përmendte Andy Ruiz. I thosha nëse e ka parë Andy Ruiz dhe thoshte po, do të doja ta luftoja përsëri”, ka thënë Hearn, përcjell lajmi.net.
“E pyesja pse? Nuk do ta luftosh përsëri. Ai më pyeste pse dhe i thash ‘shporru’. Ai (Ruiz) është i tmerrshëm. Ai (Joshua) thjesht dëshiron të luftojë me secilin. Nuk do të ishte luftë e lehtë, por ai dëshiron diçka më lehtë para luftës me Deontay Wilder”, shtoi tutje promotori i tij.
Joshua ishte në negociata për një duel me Tyson Fury, por dyshja nuk u morën dot vesh. /Lajmi.net/