Arrestohet shoferi i kamionit në Han të Elezit që po kontrabandonte migrantë

Një rast i kontrabandimit me migrantë është raportuar në pikën kufitare Hani i Elezit. Policia ka shoqëruar në stacion policor shoferin e kamionit, i dyshuari mashkull, pasi që nga rimorkio i tij kanë dalë katër persona të panjohur, ku njëri prej tyre është ndaluar nga policia kurse tre të tjerë kanë ikur. Viktima mashkull, shtetas…

Lajme

20/08/2026 09:00

Një rast i kontrabandimit me migrantë është raportuar në pikën kufitare Hani i Elezit.

Policia ka shoqëruar në stacion policor shoferin e kamionit, i dyshuari mashkull, pasi që nga rimorkio i tij kanë dalë katër persona të panjohur, ku njëri prej tyre është ndaluar nga policia kurse tre të tjerë kanë ikur.

Viktima mashkull, shtetas i huaj dyshohet se ishte kontrabanduar nga i dyshuari.

Njësia përkatës është duke u marrë me rastin./Lajmi.net/