Fury për meçin ndaj Joshuas: Ai do të marrë 40 për qind të fitimeve

Tyson Fury dhe Anthony Joshua janë shprehur të gatshëm që të ndeshen në dhjetor të këtij viti. E gjitha kjo ndodhi pasi “Gypsy King” i propozoi bashkëkombësit të tij një meç, pasi stagnuan përpjekjet e një përballjeje të Furyt dhe Oleksandr Usyk. E ky lajm për këtë përballje të shumëpritur mori dhenë shpejt, duke u…

Sport

06/09/2022 16:55

Tyson Fury dhe Anthony Joshua janë shprehur të gatshëm që të ndeshen në dhjetor të këtij viti.

E gjitha kjo ndodhi pasi “Gypsy King” i propozoi bashkëkombësit të tij një meç, pasi stagnuan përpjekjet e një përballjeje të Furyt dhe Oleksandr Usyk.

E ky lajm për këtë përballje të shumëpritur mori dhenë shpejt, duke u pritur shumë mirë nga tifozët e të dy boksierëve.

Një çështje që po diskutohet së fundi është edhe fitimet që do të kenë të dy boksierët.

Pati shumë përqindje të përfolura, mirëpo e vërteta është se AJ do të marrë 40 për qind të fitimeve, ndërsa 35-vjeçari 60 për qind.

Këtë e bëri të ditur vetë Fury përmes një videoje në Twitter, të cilën mund ta ndiqni më poshtë. /Lajmi.net/