Jose Mourinho pyetet për një këshillë për Ten Hag – përgjigja e portugezit ‘çmendi’ të gjithë

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është përballur me një pyetje interesante së fundmi, por një njeri sikur ai nuk mund të kapet papërgatitur nga mediat.

Sport

28/04/2022 09:26

‘Special One’ është pyetur nëse ka një këshillë për trajnerin e ri të United, Erik ten Hag.

Mourinho dha një përgjigje brutale, por kjo përgjigje iu pëlqeu shumë ndjekësve të futbollit që e kanë shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale.

“Ti e kape poentën vet, the ish-klubi im. Jo klubi im”, ka thënë Mourinho, transmeton lajmi.net.

“Nuk kam ndonjë këshillë”, shtoi tutje ish-trajneri i Man United.

Mourinho me skuadrën e tij luan sonte ndeshjen gjysmëfinale të Conference League, ndaj Leicester. /Lajmi.net/