Jorginho refuzon të komentojë teknikën e penalltive: Më lini të qetë

Jorginho nuk është treguar aspak miqësor pasi pranoi një pyetje për teknikën e tij të ekzekutimit të penalltive.

Sport

12/12/2021 20:58

Mesfushori i kombëtares së Italisë, Jorginho, njihet si një nga ekzekutuesit më të mirë të penalltive aktualisht.

Megjithatë, lojtari ka gabuar në disa raste së fundmi dhe kjo ka ngritur pikëpyetje mbi teknikën e tij të ekzekutimit.

I pyetur për këtë, Jorginho ka dhënë një përgjigje të çuditshme.

“Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj”, ka thënë ai duke buzëqeshur, transmeton lajmi.net.

“Unë vetëm qetësoj kokën, por nuk mund të them, kështu që më lini të qetë për penalltitë”, ka shtuar italiani.

Jorginho ishte një nga lojtarët më të mirë të vitit që kemi lënë pas. Ai u radhit i treti në garën për Topin e Artë /Lajmi.net/