Jorginho: Isha i hapur për kalimin tek Arsenal

Jorginho ka folur lidhur me merkaton e kaluar.

Sport

23/10/2020 20:47

Mesfushori i Chelsea, Jorginho, ishte një nga lojtarët më të përmendur në merkaton e verës në Premierligë.

Ylli i ‘Bluve’ lidhej me një kalim të mundshëm tek Arsenal, por një lëvizje e tillë nuk u finalizua asnjëherë.

Së fundmi ishte vet lojtari që pranoi se ka qenë i hapur për t’iu bashkuar ‘Gunners’.

“Besoj se secili lojtar është i hapur për negociata”, ka thënë Jorginho, transmeton lajmi.net.

“Besoj se kishte diçka për të cilën ata kanë folur. Në fund u vendos që unë të mbetesha këtu. Tani koka ime është këtu dhe do të bëjmë punë të mirë me Chelsea”, shtoi mesfushori.

Chelsea transferonte Jorginhon nga skuadra e Napolit, në kohën kur Maurizio Sarri ishte trajner i skuadrës. /Lajmi.net/