Jordani: Janë vrarë dy trajnerë amerikanë

Autoritetet e Jordanisë thonë se dy trajnerë të Shteteve të Bashkuara janë vrarë dhe një është plagosur, gjatë këmbimit të të shtënave në një bazë në këtë vend.

Bota

04/11/2016 16:02

Të shtënat kanë ndodhur sot në hyrjen e bazës ajrore, Mbreti Feisal, në pjesën jugore të Jordanisë, kur automjeti me amerikanët nuk i ka respektuar urdhërat e rojeve jordaneze për tu ndalur, ka thënë ushtria.

Një tjetër trajner amerikan dhe një ushtar jordanez, janë plagosur.

Jordania është aleati kryesor rajonal amerikan dhe është anëtare e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në vendet fqinje Siri dhe Irak.