Jonida Maliqi në lidhje me aktorin shqiptar? Shenjat që sërish ngjallën dyshime

9:14 | 19 Maj 2019

Po flitet për një lidhje të mundshme mes Jonida Maliqit dhe aktorit të njohur shqiptar.

Dy vite pas divorcit nga partneri, prej 17 vitesh lidhjeje, Gent Prizreni, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi po komentohet për nisjen e një romance të re me aktorin e “Al Pazar”, Romeo Veshaj, shkruan lajmi.net.

Pas një fotografie të publikuar më parë nga vetë aktori, dyshohej se vajza misterioze me flokë të zeza është pikërisht Jonida Maliqi.

Gjatë këtyre muajve, ata nuk e mohuan thashethemnajën, por as folën publikisht për marrëdhënien e tyre.

Ndërkohë që miq të tyre të afërt kanë thënë për “Panorama Plus” se ata kalojnë shumë kohë bashkë në jetën e përditshme, duke mos përjashtuar faktin që fotografët e kapën Romeon në Pallatin e Kongreseve, për të festuar fitoren e Jonidës në Festivalin e RTSH-së me këngën “Ktheju tokës”.

Ka qenë pikërisht kjo fitore që i dha mundësinë Jonidës të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision dhe postimi i një videoje të Romeos në Insatgram ngjalli akoma më shumë dyshime se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri.

Nëse janë apo jo në lidhje mbetet që dyshja ta zbulojnë vetë./Lajmi.net/