Jon Hoti dënohet me 24 vjet e 6 muaj burgim, për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës

Jon Hoti është dënuar me 24 vite e 6 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Pejë, për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës. Hoti i cili pranoi fajësinë në seancën e parafundit, privoi nga jeta dy kusherinjtë nëntorin e vitit të kaluar. Sipas aktakuzës, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, J.H…

Lajme

30/05/2025 10:22

Jon Hoti është dënuar me 24 vite e 6 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Pejë, për vrasjen e Albison dhe Rexhep Shlivovës.

Hoti i cili pranoi fajësinë në seancën e parafundit, privoi nga jeta dy kusherinjtë nëntorin e vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, J.H për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Aty thuhet se i pandehuri me datë 13 nëntor të vitit 2024, me dashje dhe me armë zjarri ka privuar nga jeta viktimat, R.Sh dhe A.Sh, në Klinë rreth orës 14:11 minuta, duke vënë në rrezik jetën edhe të personave tjerë që ishin prezentë në lokalin ku kishte ndodhur vrasja e dyfishtë, në atë mënyrë që i pandehuri paraprakisht i kërkon shtëpitë e viktimave, kurse me pas përmes rrjetit social Facebook i kontakton viktimat dhe me të njëjtit lejnë takim në një lokal në qendër të Klinës dhe pas një bisede disaminutëshe me dy viktimat me të cilët ishte i ulur në të njëjtën tavolinë, i pandehuri J.H ngritët në këmbë dhe duke qenë i kthyer me shpinë ka viktimat, nxjerr armën nga xhaketa e tij, dhe fillon të gjuaj në drejtim të viktimave, me ç’rast vëllai i viktimës R.Sh, dëshmitari E.Sh, hedhet në armë të pandehurit duke e parandaluar të njëjtin të gjuaj me tutje, kurse ne ato momente bie në dysheme arma e te pandehurit, ndërsa me pas i pandehuri J.H largohet nga vendi i ngjarjes.