Jolie në ribërjen e filmit “Murder on the Orient Express”

Aktorja amerikane, Angelina Jolie, do t’i bashkohet ekipit të filmit “Murder on the Orient Express”.

ShowBiz

11/06/2016 20:07

Është fjala për adaptimin filmik të romanit të shkrimtares Agathe Christie, ndërsa lajmin për pjesëmarrjen e Joliet në këtë film e kanë publikuar shumë media.

Sipas njoftimit, ajo do të luajë rolin e Harriet Hubbard që e kishte luajtur e famshmja Lauren Bacall në vitin 1974.

Regjinë do ta bëjë Kenneth Branagh, i cili do të luajë edhe rolin e detektivit Hercule Poirot.

Romani “Vrasje në Orient Express” është shkruar në vitin 1934, ndërsa flet për vrasjet në trenin e njohur.

Ngjarja përcjell detektivin e njohur belg, Hercule Poirot, derisa e zgjidh rastin. Ky roman është realizuar në disa versione filmike deri më tani. /Telegrafi/