John Ratcliffe, i propozuari për pozitën e drejtorit të CIA-s që ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar
Tashmë edhe zyrtarisht fitues me votat e amerikanëve, presidenti Donald Trump ka filluar të vendosë edhe për pozitat e njerëzve në postet kyçe politike të shtetit. Ndër të tjerë, ai ka propozuar edhe një emër për postin e ardhshëm të drejtorit Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA). I propozuar për këtë pozitë është John Ratcliffe. Trump…
Bota
Tashmë edhe zyrtarisht fitues me votat e amerikanëve, presidenti Donald Trump ka filluar të vendosë edhe për pozitat e njerëzve në postet kyçe politike të shtetit.
Ndër të tjerë, ai ka propozuar edhe një emër për postin e ardhshëm të drejtorit Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
I propozuar për këtë pozitë është John Ratcliffe.
Trump madje me të shpallur emrin e tij, nuk i kurseu edhe lëvdatat.
“Mezi pres që Johni të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit. Ai do të jetë një luftëtar i patrembur për të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve, ndërsa garanton nivelet më të larta të sigurisë kombëtare dhe paqes…”, ka shkruar Trump.
Por kush është John Ratcliffe?
Në gjithë këtë mes, emri i Ratcliffe është një lajm i gëzueshëm për shqiptarët, në veçanti ata të cilët jetojnë në SHBA.
Kjo sepse Ratcliffe njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptar atje.
Më 2016, Ratcliffe kishte qenë i pranishëm dhe kishte mbajtur fjalë rasti në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York, i organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.
Takime me të kanë pasur edhe zyrtarë nga Kosova, përfshirë deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Kongresisti Ratcliffe është mik i afërt me biznesmenë shqiptarë në Amerikë.
Kjo dëshmohet nga fotografitë e postuara në rrjete sociale nga këta biznesmenë.
Në mandatin e parë të presidentit Trump, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte përshëndetur përzgjedhjen e John Ratcliffe-t në krye të Inteligjencës Amerikane.