John Kerry: Nga një hero lufte në Sekretar Shteti

10:27 | 14 Shkurt 2016

John Kerry

​John Kerry lindi në një familje të pasur në Masaçusets më 11 dhjetor 1943. I ati i tij Richard ishte diplomat amerikan, e ëma Rosemary ishte anëtare e familjes së pasur Forbes, e cila ishte e përfshirë në transportin detar. Kerry e kaloi fëmijërinë në disa shkolla elitare me konvikt si dhe duke kaluar në Francë pushimet verore.

 

 

Ylli i atletikës

Me gjatësinë e tij prej më shumë se 1,90 metrash, Kerry u bë një ylli atletike në shkollën e tij elitare me konvikt në New Hampshire, St Paul, dhe më vonë në Universitetin Yale.

Kur ishte në Yale, Kerry u pranua në klubin gjysmë të fshehtë Skull and Bones, një kub ekskluziv për persona që mendohet se do të bëhen të mëdhenj në të ardhmen.

Dy vjet më vonë edhe rivali i tij politik, gjithashtu i diplomuar në Yale, Xhorxh W. Bush, u pranua në këtë klub.

Afrimi me madhështinë

Kur ishte në Yale, Kerry u shoqërua për pak kohë me Janet Auchincloss, gjysmë-motra më e vogël e Jacqueline Kennedy-t.

Kjo lidhje e vuri atë në kontakt me presidentin e ri popullor John F. Kennedy, duke u bërë dhe mik i tij.

Në këtë foto Kerry (anash majtas) është takuar në verën e vitit 1962 me presidentin dhe pjesëtarë të tjerë të familjes gjatë një dite udhëtimi me anije në Gjirin Narrangasett.

Hero i luftës së Vietnamit

Në vitin 1966 Kerry doli vullnetar për të luftuar në Vietnam, ku ai shërbeu dy herë.

 

Herën e parë ai shërbeu në bordin një fregate raketa-hedhëse në Gjirin e Tonkinit, dhe nuk u angazhua në luftime.

Herën e dytë detyra ishte më e rrezikshme. Ai shërbeu si kapiten i një anijeje të shpejtë që patrullonte në ujrat e Deltës së Mekongut.

Ai u plagos tri herë dhe mori dekoratën ‘Zemra e Purpurt’ tre herë, si dhe yjet e bronxit dhe argjendit.

Koha e shërbimit në Vietnam bëri që Kerry të zhgënjehet gjithnjë e më shumë me luftën.

Kur u kthye në SHBA, Kerry u përfshi në fushatën kundër luftës duke u futur në një grup të quajtur Veteranët e Vietnamit Kundër Luftës.

Famë në rritje

Në vitin 1971 Kerry u ngjit në skenën politike kur dëshmoi për çështjen e Vietnamit para Komisionit të Marrëdhënieve t? ? Jashtme të Senatit.

Atje ai i bëri një pyetje komisionit, pyetje që mori famë: “Si mund t’i kërkoni një njeriu të jetë i fundit që vritet në Vietnam? Si mund t’i kërkoni një njeriu të jetë i fundit që vritet për një gabim?”

I dashuri i medias

Pas paraqitjes në Komisionin e Senatit, Kerry u bë i famshëm dhe ishte një i ftuar i kërkuar nga radiot e televizionet.

Ky anëtar elegant dhe i rritur në mes gjithë të mirave i elitës së shoqërisë ishte shumë i ndryshëm nga portretizimi i zakonshëm i veprimtarëve kundër luftës dhe veteranëve të luftës së Vietnamit.

Politika

Në vitin 1972 Kerry u përpoq të shfrytëzonte famën e tij politike duke konkurruar për Kongres.

 

Ai e pati të lehtë të fitonte kandidaturën demokrate në Lowell, Masaçusets, dhe dukej se do të fitonte.

Por votuesit e kundërshtuan veprimtarin 28-vjeçar në favor të kandidatit të Partisë Republikane dhe ëndrr at e Kerry-it për lavdi të shpejtë politike mbetën të zhytura në pluhur.

Rikthimi

Pas dështimit në zgjedhjet për Kongres, Kerry iu fut karrierës si jurist.

Në vitin 1976 ai mori një gradë në drejtësi nga Shkolla e Drejtësisë në Universitetin e Bostonit dhe pastaj i çuditi miqtë e tij liberalë duke punuar si prokuror në zyrën e prokurorisë në rajonin e Middlesex-it.

Ai nuk u morr me politikë deri në vitin 1982 kur ai u zgjodh si zëvendësguvernator i Masaçusetsit në kohën kur guvernator ishte Michael Dukakis.

Ngjitja e shkallëve

Vetëm pak vite më vonë, në vitin 1985, Kerry bëri betimin si senator amerikan para Xhorxh H.W Bushit, i ati i rivalit të tij të ardhshëm politik.

Shumë shpejt pasi mori detyrën, ai zuri një vend shumë të lakmuar si anëtar i Komisionit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, para të cilit ai kishte dhënë dëshmi në fillim të viteve 1970.

Ai u shqua gjatë hetimit të akuzave se administrata e presidentit Regan kishte furnizuar në mënyrë të paligjshme rebelët Kontras në Nikaragua.

Shokë lufte

Me kalimin e viteve lufta e Vietnamit nuk ishte më një çështje politike, por ajo vazhdonte të luante një rol qendror në jetën e Kerry-t.

Duke bashkuar forcat me senatorin republikan dhe bashkë-veteranin e luftës së Vietnamit, John McCain, Kerry bëri fushatë për përmirësimin e marrëdhënieve të Amerikës me Hanoin.

 

Të dy ata, që u bënë miq të ngushtë, morën pjesë gjithashtu në hetimin e fatit të ushtarëve amerikanë të humbur që nga ndalimi i luftimeve.

Si Kerry ashtu edhe McCain-i punuan për të sheshuar ndarjet diplomatike midis SHBA-së dhe Vietnamit.

Të dy ata ishin në krah të presidentit Bill Klinton kur ai shpalli normalizimin e marrëdhënieve amerikane me Vietnamin në vitin 1995.

Ata ishin në krah të tij përsëri në vitin 2000 kur Vietnami dhe SHBA-ja nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme tregtare.

Gara presidenciale

Në janar të vitit 2003 Kerry shpalli synimin e tij për të konkurruar për president vitin e ardhshëm.

Në fillim, burri i pafjalë, shpesh i akuzuar se i mungon dinamizmi, e pati të vështirë të dalë në pah.

Kerry ishte thjesht njëri prej një numri kandidatësh që shpresonin të fitonin kandidaturën demokrate dhe Howard Dean-i mbetej më i favorizuari për të fituar.

Por në janar të vitit 2004 Kerry i çuditi vëzhguesit duke mundur Dean-in në zgjedhjet demokrate në Ajoua. Një nga një sfidantët demokratë të Kerry-t u eliminuan dhe ai u bë kandidati i partisë për president.

Në vitin 1995 Kerry u martua me Teresa Heinz, vejusha e senatorit republikan, John Heinz, i cili vdiq në një aksident ajror në vitin 1991.

Humbja përballë Bush

Zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2004 mbyllen me humbjen e tij dhe rizgjedhjen e George W. Bush. Kerry nuk arriti të fitonte në shtete kyçe të Iowa, Floridas dhe Ohio duke marrë kështu 252 vota elektorale kundrejt 286 të kandidatit republikan.

Rikthimi

Në vitin 2008 u spekulua shumë për një kandidaturë të Kerry në zgjedhjet presidenciale, por ai vendosi të mbështeste kolegun e tij, Barack Obama.

 

Ai është ka qenë Senator i Shteteve të Bashkuara nga viti 1985 deri në 2013 kur mori detyrën e Sekretarit të Shtetit.

Mundi kancerin dhe është ndër më të pasurit në SHBA

Është i gjatë 1,94 m (jo rastësisht është quajtur lanky yankee, (stërhelli i New England), flet frëngjisht dhe gjermanisht në mënyrë të rrjedhshme dhe është i apasionuar pas sërfit.

Është një ndër politikanët më të pasur të Shteteve të Bashkuara.

Në 2003 u diagnostifikua me kancer në prostatë dhe u kurua.

Në janar të vitit 2013 Presidenti Obama emëroi senatorin Xhon Kerri (John Kerry) nga shteti Masaç usets në vend të Hillari Klinton në detyrën e Sekretarit të Shtetit. Pas Presidentit, posti më i rëndësishëm qeveritar në SHBA është pikërisht ai Sekretarit të Shtetit./ATSh/