“Jo në emrin tim” sonte në Prishtinë, Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri u drejtohen protestuesve në natën e 15-të
Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e 15-të të saj, me pjesëmarrjen e artistëve dhe figurave publike. Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe kantautori Korab Shaqiri do t’u drejtohen sonte qytetarëve, ndërsa pjesë e programit do të jetë edhe gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi. Sipas programit të…
Lajme
Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e 15-të të saj, me pjesëmarrjen e artistëve dhe figurave publike.
Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe kantautori Korab Shaqiri do t’u drejtohen sonte qytetarëve, ndërsa pjesë e programit do të jetë edhe gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi.
Sipas programit të publikuar, në protestë do të flasë edhe organizatori Çlirim Haziri, ndërsa betimin e ushtarit do ta sjellë veterani i UÇK-së, Fazli Muharremi.
Protesta nis sonte, më 30 shtator, në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Ajo po mbahet në vazhdën e kundërshtimit të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkesave për veprime institucionale në mbrojtje të tyre.
Mbrëmja e sotme i paraprin protestën e paralajmëruar për nesër, më 1 tetor, në orën 16:00, po në sheshin “Skënderbeu”. /Lajmi.net/