Jo fort larg qendrës në kryeqytet gjendje e mjerushme me bërllogun: Gazetarja gërrditet çka sheh aty
Jo fort larg qendrës, në drejtim të lagjes “Arbëria” ish-Dragodan, ndodhet një tunel, i cili tani më është pushtuar nga bërllogu. Pas denoncimeve nga qytetarët, ekipi i lajminet ka dalë aty, dhe gazetarja është tmerruar nga gjendja që ka parë aty, shkruan lajmi.net. Është një hapësirë kogja e madhe, e cila edhe përshkohet nga hekurudha,…

Lajme
Jo fort larg qendrës, në drejtim të lagjes “Arbëria” ish-Dragodan, ndodhet një tunel, i cili tani më është pushtuar nga bërllogu.
Pas denoncimeve nga qytetarët, ekipi i lajminet ka dalë aty, dhe gazetarja është tmerruar nga gjendja që ka parë aty, shkruan lajmi.net.
Është një hapësirë kogja e madhe, e cila edhe përshkohet nga hekurudha, e cila ka dekada që nuk funksionon.
Këtë hapësirë, mjerisht, si shumë hapësira tjera të kryeqytetit e ka mbuluar bërllogu.
Aty shihen që janë kryer edhe disa punime diçka, por gazetarja nuk ka mundur ta kuptoj se për çfar bëhej fjalë konkretisht.
Shihet se aty është investuar diçka, por nga mos mirëmbajtja, vërehet qartë se edhe ky investim në hapësirë publike, ka shkuar thuajse plotësisht në dëm./Lajmi.net