Jo fjalimet, as premtimet- Jeta Statovci kërkon votën e qytetarëve duke u fokusuar se çfarë të vesh në tubime elektorale

Në Kuvendin e Kosovës përgjatë kësaj legjislature e cila tashmë është shpërndarë pati edhe nga deputetët e zëshëm, edhe nga ata që qëndruan prapa hijeve të kolegëve por edhe të tillë që s’folën kurrë madje për asgjë. Jeta Statovci deputetja e Listës Guxo që dikur mburrej shumë me Vjosa Osmanin, e bëhej si “mike e…

Lajme

29/01/2025 13:54

Në Kuvendin e Kosovës përgjatë kësaj legjislature e cila tashmë është shpërndarë pati edhe nga deputetët e zëshëm, edhe nga ata që qëndruan prapa hijeve të kolegëve por edhe të tillë që s’folën kurrë madje për asgjë.

Jeta Statovci deputetja e Listës Guxo që dikur mburrej shumë me Vjosa Osmanin, e bëhej si “mike e ngushtë” e saj, tani është më e afërt me Donika Gërvallën.

Por t’i lëmë pas të gjitha këto. Statovci është pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje duke kërkuar edhe një herë votën e qytetarëve për një mandat të dytë, e një ulëse tjetër në Kuvendin e Kosovës.

Por siç duket ajo çfarë Jeta Statovci në fakt mund të ofrojë përgjatë kësaj fushate elektorale për qytetarët e Kosovës janë video-t që po realizon e që shpesh herë dalin të jenë “qesharake”.

Përpos asaj që u bë hit ku ajo rrinte mbi libra që të bëhet më e gjatë për të pozuar për fotografi, një të ngjashme e pati edhe tani.

Jeta Statovci duket se kohën më të madhe s’po e shpenzon të lexojë ndonjë fjalim, apo të bëjë gati diçka për fushatë, por të zgjedhë rrobat që do t’i vesh.

Një video “Get ready with me” na erdhi këtë herë nga kandidatja për deputete nga radhët e Listës Guxo. Urojmë që të rinjtë që përgatisin video të ngjashme, t’ia besojnë asaj edhe një mandat./Lajmi.net/