Jimmy Kimmel do të drejtojë ceremoninë e çmimeve “Oscar” 2017

Kimmel ka qenë nikoqir edhe në ndarjen e çmimeve Emmy Ewards, ndërkaq vite më parë ka udhëhequr edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për muzikë American Music Awards, shkruan KultPlus.

Bota

06/12/2016 14:55

Jimmy Kimmel, humoristi amerikan i cili ka arritur të fitojë ndjekës nga mbarë bota, kësaj radhe është përzgjedhur që të jetë nikoqir i ngjarjes madhështore Oskar 2017, njoftojnë revistat prestigjioze amerikane Variety dhe The Hollywood Reporter.

Këtë njoftim ekskluzivisht e ka dhënë gazeta Variety, ndërkaq Akademia amerikane për film, art e shkencë, e cila organizon ndarjen e Oskarëve, nuk e ka mohuar por as pranuar një gjë të tillë.

Kimmel, i cili është nikoqir i programit tashmë të famshëm të ABC, “Late Night ëith Jimmy Kimmel,” do të drejtojë për herë të parë këtë ngjarje e cila është prej të mirëpriturave në fushën e filmit.

Kimmel vitin që po lëmë pas ka qenë nikoqir në ndarjen e çmimeve Emmy Ewards ndërkaq vite më parë ka udhëhequr edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për muzikë American Music Aëards.

Vlen të theksohet se organizimi i ceremonisë së ndarjes së çmimeve për Oskar kërkon shumë përkushtim pasi që aty konkurron elita e Hollywood- it, dhe ajo ndiqet nga televizionet botërore.

Në mesin e nikoqirëve që kanë udhëhequr këtë ngjarje vite më parë janë: Neil Patrick Harris, humoristja Ellen DeGeneres, Seth MacFarlane e të tjerë. Ceremonia e ndarjes së Oskarëve 2017, do të mbahet me 26 shkurt 2017 në Los Angelos. Ajo do të transmetohet në rrjetin televiziv ABC.