Jim Carrey në rolin e Joe Biden
Jim Carrey shfaqet në rolin e Joe Biden në "SNL".
ShowBiz
NBC dhe “Saturday Night Live” i dhanë shikuesve të entuziazmuar një vështrim të aktorit Jim Carrey të përshtatur si kandidati presidencial demokrat, Joe Biden, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Në promon e publikuar në rrjete sociale, Carrey shfaqet së bashku me Maya Rudolph si senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris, e cila është partnerja e Biden në garën për president.
Rudolph debutoi si Harris në “SNL” më 2019, duke fituar vlerësime të mira nga vetë senatori.
Ladies and gentlemen…
Joe Biden and Kamala Harris. #SNLPremiere pic.twitter.com/khYgAvXKpw— Saturday Night Live – SNL (@nbcsnl) October 1, 2020
Kjo do të jetë hera e parë që Carrey luan ish-nënkryetarin për shfaqje për një kohë të gjatë. “SNL” kthehet më 3 tetor. /Lajmi.net/