Jevtiq: Vizita e Mogherinit në Kosovë, një hap drejt Asociacionit

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq, ka thënë se pas vizitës së nesërme të Shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, në Kosovë të jetë ndikojë në drejtim të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe

Lajme

03/03/2017 11:12

“Pres që kjo vizitë të kontribuojë në hapin e parë drejt krijimit të AKS-së siç është rënë dakord në Bruksel”, ka thënë Jevtiq, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë për Tanjug se pret që të flitet edhe rreth asaj se si do të vazhdojë dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Kujtojmë se Mogherini gjatë vizitës së nesërme në Kosovë do të takohet me liderët kryesor të shtetit, ndërsa do të qëndrojë edhe tek ura e Ibrit në Mitrovicë.

Sot ajo, viziton Shqipërinë dhe Serbinë. /Lajmi.net/