Jetonte në kushte të rënda, Liridona Berisha bëhet me shtëpi të re

Familja e Liridona Berishës nga fshati Kçiq i komunës së Mitrovicës bëhet me shtëpi të re.

Lajme

03/04/2017 18:14

Kjo familje jetonte në gjendje shumë të rëndë, mirëpo falë bamirësve nga sot Liridona e cila vuan nga një sëmundje e rëndë së bashku me dy fëmijët e saj do të jeton në shtëpinë e re cila u ndërtua nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Liridona tregon për Ekonomia Online se shtëpia e improvizuar në të cilën kanë jetuar deri më tani, nuk i ka plotësuar as kushtet minimale për banim.

Ajo me lot në sy falënderon të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin e shtëpisë së saj.

“Deri më tani kam jetuar në një gjendje të mjerueshme. Edhe vet jam e sëmur dhe kam vuajtur shumë nga skamja. Falënderoj të gjithë bamirësitë që na mundësuan të kemi një jetë normal. Zoti i ndihmoftë të gjithë”, thotë ajo.

E drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati thotë për këtë shtëpi mjetet u grumbulluan për vetëm 5 ditë.

Ai thotë se shtëpia komplet kushtoi 25 mijë euro dhe për këtë ai falënderon donatorët, që sipas tij ishin të shumtë, duke dhuruar mjete financiare, por edhe material ndërtimor, që kjo familje të bëhet me shtëpi.

“Neve në nëntor të vitit të shkuar kemi vizituar këtë familje, të cilës i kemi sjell gjëra ushqimore dhe higjienike. Kemi parë që jeton në një gjendje të mjerueshme dhe jemi mobilizuar për të kërkuar ndihmë për të. Aksionit i janë përgjigjur shumë bamirës dhe për një kohë të shkurtër mblodhëm mjetet e duhura”, thotë ai.

Kastrati i ka falënderuar donatorët dhe njëkohësisht ka apeluar tek të gjithë njerëzit vullnetmirë që të kontribuojnë sado pak për të ndihmuar familjet skamnore të cilat sipas tij janë të shumta në Kosovë.

Shtëpia ka 3 dhoma, kuzhinë, banjo dhe korridor dhe është komplet e mobiluar.

liridona1 liridona2 liridona3 liridona lirii