Jeton Raka, kandidat i VV-së për kryetar të Komunës së Kaçanikut
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të Komunës së Kapanikut, Jeton Rakën. Në lidhje me këtë ka njoftuar VV përmes një postimi në Facebook, të cilët kanë thënë se Jeton Raka si zëvendësministër në MMPHI ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe afërsi me qytetarët. “Ai ka qenë pjesë aktive e politikave dhe projekteve që prekin jetën…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të Komunës së Kapanikut, Jeton Rakën.
Në lidhje me këtë ka njoftuar VV përmes një postimi në Facebook, të cilët kanë thënë se Jeton Raka si zëvendësministër në MMPHI ka dëshmuar përkushtim, profesionalizëm dhe afërsi me qytetarët.
“Ai ka qenë pjesë aktive e politikave dhe projekteve që prekin jetën e përditshme të qytetarëve, dhe ky angazhim do të vazhdojë edhe në nivelin lokal me vendosmëri dhe pa kompromis. Punëve të mira të Qeverisë Qendrore për Kaçanikun ua shtojmë intensitetin, por edhe i vazhdojmë ato si model edhe në nivelin lokal me VETËVENDOSJE!-n dhe Jeton Rakën si alternativën më të mirë për Kaçanikun. Ftojmë të gjithë qytetarët e Kaçanikut, nga të gjitha lagjet dhe fshatrat, që t’i bashkohen kësaj rruge për ndryshimin e vërtetë, që u duhet dhe që e duan të gjithë”, ka shkruar VV në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i VV-së në Facebook: