Jetojnë në Prishtinë, qeverisin gjetiu

Kryetarët e komunave, Mimoza Kusari- Lila, Agim Veliu, Nexhat Demaku, Sokol Bashota e Lutfi Haziri nuk jetojnë aty ku qeverisin, por në Prishtinë, duke shpenzuar për udhëtime të përditshme dhe njëkohësisht duke nënçmuar qytetarin që ua ka dhënë votën.

Lajme

21/12/2014 08:50

Ranë “copë” për të fituar votat e qytetarëve gjatë zgjedhjeve lokale derisa arritën tek ulësja e postit të të parit të komunës. Disa kryetarë të komunave po dëshmojnë se e deshën vetëm zyrën e kryetarit të komunës, kur garuan për zgjedhje dhe fituan, por jo edhe komunën e tyre ku lindën, e premtuan se do ta qeverisin, do ta bëjnë “parajsë” për bashkëvendësit. Madje disa prej tyre as që banojnë në komunat që qeverisin. Prishtina është qyteti që ata e duan, shkruan gazeta Zëri, sipas së cilës krerët e katër komunave tona, Mimoza Kusari-Lila, Agim Veliu, Nexhat Demaku, Sokol Bashota dhe Lutfi Haziri jetojnë në Prishtinë, shkruan gazeta Zëri.

Mirëpo, ligji përcakton se një kryetar komune duhet të jetë patjetër banor i asaj komune ku kandidon, por ligji nuk përcakton nëse kryetari i zgjedhur duhe tapo jo të banojë në atë komunë.

/Zëri/