Jeta e Rihannas do të dokumentohet me video

Edhe për Rihannën më në fund ka ardhur momenti i dokumentimit të jetës së saj. Këngëtarja nga Barbados, e cila është vetëm 27 vjeç, por për rreth 10 vite është shndërruar në mbretëreshën e muzikës së lehtë në të gjithë botën.

ShowBiz

13/03/2015 16:38

Autori dhe regjisori i filmit të jetës së saj do të jetë Peter Berg, i cili ka drejtuar Rihannën në “Battleship”, filmin e realizuar në vitin 2012.

Në lidhje me filmin nuk janë dhënë shumë detaje. Për shembull, ende nuk dihet se kur është menduar që ai të dalë në kinema, por e sigurt është që ka për të qenë një film biografik tepër i veçantë.

Kohëzgjatja e tij do të jetë diçka mbi normalen dhe në të do të shfaqet ana humane e këngëtares, duke rrëfyer arritjet dhe suksesin e saj.

Megjithatë, ka edhe thashetheme të tjera, sipas së cilave dokumentari mund të jetë frymëzuar nga filmi i realizuar në vitin 1967 nga D. A. Pennebacker mbi Bob Dylan, i famshmi “Dont look back”. /Indeksonline/ lajmi.net