Jesus i bashkohet listës së lëndimeve te Manchester City
Nuk po ndalen telashet për skuadrën e Manchester City.
Sport
Skuadra e Manchester City vazhdon të përballet me telashe lidhur me lëndimet e yjeve të skuadrës.
Pas Sergio Aguero, në fazën e sulmit tashmë janë shfaqur probleme edhe për Gabriel Jesus, përcjell lajmi.net.
‘Goal’ shkruan se braziliani është lojtari që i shtohet listës së emrave të lënduar.
23 vjeçari do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të Man City, para pauzës së kombëtareve.
Brazili do të luajë në ndeshjet kundër Bolivisë dhe Perusë, dhe pritet që Jesus të kthehet në ato ndeshje. /Lajmi.net/