Jesus bën heroin – Manchester City merr tri pikë në terrenin e Leicester

Manchester City ka shënuar një fitore të rëndësishme kundër skuadrës së Leicester City.

Sport

22/02/2020 20:21

Në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë, Manchester City ka marrë tri pikë të reja, duke mposhtur Leicesterin me rezultat 0:1, shkruan lajmi.net.

Heroi i këtij takimi ishte Gabriel Jesus, i cili shënoi 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, City rrit diferencën me Leicester për pozitën e dytë në tabelë, duke shkaur tashmë në 57 pikë.

Leicester në anën tjetër mbetet me 50 pikë në pozitën e tretë në tabelë. /Lajmi.net/