Jese e gëzon Realin (Video)

Ylli i ri i Real Madridit, Jese Rodriguez, është rikthyer në stërvitje pas tetë muajsh mungese për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit.

Sport

07/11/2014 20:38

Futbollisti i talentuar i Real Madridit, një prej shpresave më të mëdha tek Los Blancos, Jese Rodriguez është rikthyer në stërvitje pas tetë muajsh mungese për shkak të lëndimit të ligamenteve të gjurit.

Dhe, ai tani do të fillojë punën me bashkëlojtarët në mënyrë që sa më parë të rikthehet në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti.

Shikoni disa detaje nga stërvitja e sotme e gjigantit madrilen.