Jepni vrull ushtrimeve tuaja
Shumë persona që ushtrojnë në palestër herët në mëngjes nuk hanë asgjë, por kjo normalisht është një gjë e keqe. Është sikur një veturë që nuk e ka karburant. Pa asnjë ushqim- karburantin tuaj- ju nuk do keni energji gjatë ushtrimeve. Ju gjithashtu mund të përfundoni i trullosur, me marramendje dhe do ju vijë për…
Lifestyle
Shumë persona që ushtrojnë në palestër herët në mëngjes nuk hanë asgjë, por kjo normalisht është një gjë e keqe. Është sikur një veturë që nuk e ka karburant.
Pa asnjë ushqim- karburantin tuaj- ju nuk do keni energji gjatë ushtrimeve. Ju gjithashtu mund të përfundoni i trullosur, me marramendje dhe do ju vijë për të vjellë, për shkak të rënies së sheqerit në gjak.
Është mirë që të hani diçka të lehtë, rreth një orë më parë, në mënyrë që të merrni energji. Thjesht, duhet t’i shmangni ushqimet e rënda, sepse mund të keni dhimbje ose dhe probleme në tretje të ushqimit, varësisht prej ushtrimeve që do bëni.
Një ushqim i lehtë që përfshin proteina dhe karbohidrate është një “karburant” perfekt që të mbajë lart nivelin e energjisë, por në të njëjtën kohë nuk do ju rëndojë shumë.
Provoni një vezë të zier me banane, një jogurt manaferrash pa yndyrë, ose një mollë të prerë me gjalpë kikiriku.
Gjithashtu, kurseji disa kalori duke mënjanuar lëngjet sportive që janë me sheqer.
Gjatë ushtrimit të sportit pijet mund të hidratojnë qelizat më shpejt se uji, ato janë të nevojshme vetëm kur është shumë nxehtë ose kur ushtroni intensivisht më shumë se një orë.