Jennifer Lopez me të dashurin festojnë ditëlindjet (Foto)

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez kanë festuar ditëlindjet në një ndejë të përbashkët.

ShowBiz

24/07/2017 11:44

Të shtunën mbrëma, JLo dhe i dashuri i saj festuan në Miami, kurse imazhe nga kjo mbrëmje kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e cila mbushi sot 48 vite, kishte veshur një fustan të zi të shkurtër i cili në disa pjesë ishte transparent.

Të veshur elegantë, çifti festuan në shoqëri të miqve të tyre të ngushtë, por e veçanta ishte se datat e afërta të ditëlindjes bënë që ata të festojnë në të njëjtën ditë. /Lajmi.net/