Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i bashkohen marshit të ‘Black lives matter’

Jennifer Lopez dhe i fejuari Alex Rodriguez bashkohen në britmën për ndryshime.

ShowBiz

08/06/2020 16:18

Këngëtarja dhe ish-ylli i bejzbollit marshuan me protestuesit dhe mbajtën pankartat e ‘Black Lives Matter’ në një demonstrim në Hollywood të Dielën, dhe deklaruan qëllimin e tyre për të vazhduar të protestojnë derisa vendi të shohë ndryshime të vërteta, shkruan lajmi.net.

Lopez shpërndau një fotografi në Instagram ku shihet së bashku me Rodriguez, dyshja shfaqen duke veshur maskat e tyre të fytyrës për mbrjotje nga virusi teksa brohoritshin së bashku me turmën.

Sipas këngëtares, ishin binjakët e saj 12-vjeçarë – Emme dhe Max – ata që bënë pankartat e tyre, dhe ishte djali i saj që donte që ajo të përfshihej në një mënyrë të drejtpërdrejtë për të përdorur platformën e saj për mirë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CBKG43Tg1Hx/