Jennifer Lopez akuzohet se kopjoi Beyoncen në “American Music Awards”
Performanca e 'zjarrtë' e JLo në "AMA" duket se nuk ishte origjinale.

ShowBiz
Nga veshja e flokët tek karrigia duke vallëzuar dhe ndriçuar, performanca në American Music Awards e Jennifer Lopez të dielën mbrëma për disa dukej shumë e njohur, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Këngëtarja performoi një duet seksi të dielën në mbrëmje me artistin Maluma në shfaqjen e çmimeve dhe rrjetet sociale filluan menjëherë të tregonin ngjashmëritë me performancën e Beyoncés në “Grammys” më 2014 me burrin e saj, reperin Jay-Z.
Lopez veshi një kostum të zi për të interpretuar “Pa ‘Ti” dhe “Lonely”, ashtu si Beyoncé kur këndoi “Drunk In Love” në Grammys.

Të dy artistet kishin stil të flokëve të njëjtë, të lagura dhe në kërcimet e tyre përfshinin ndriçim me ngjyra.
Në Twitter, komentuesit thanë se Lopez e kishte kopjuar Beyoncen, por kishte edhe prej atyre që e mbronin. /Lajmi.net/
