Jeni në lidhje? Ja katër rregulla që nuk duhet t’i thyeni kurrë nëse doni të jeni të lumtur

Nëse dini si ta doni veten, ju gjithashtu do t’i trajtoni njerëzit e tjerë me dashuri dhe respekt dhe nuk do ta bëni kurrë partnerin që të bëjë diçka pa dëshirë.

Lifestyle

07/09/2021 16:16

Jeta do të ishte shumë më pak problematike nëse do të dinim se si të vepronim në situata të vështira. “Bright Side” zbulon disa sekrete se si ta bëni lidhjen tuaj më romantike, që të zgjasë më shumë, transmeton lajmi.net.

  1. Nuk mund ta bëni dikë t’ju dojë.

Njerëzit nuk janë të detyruar t’i kthejnë dashurinë personit që ia ka shprehur atë, nëse nuk e ndjejnë diçka të tillë. Kjo sepse është e pamundur që të duash dikë që nuk të pëlqen. Ju duhet t’i trajtoni ndjenjat dhe zgjedhjet e të tjerëve me respekt. Mund të përmirësoni veten dhe të bëheni më të mirë në të ardhmen. Atëherë, personi që po përpiqeni të fitoni do ta vendosë vetë nëse jeni i denjë për ndjenjat e tij apo jo.

  1. Nëse ai do ju dojë njëlloj, atëherë do ta ndjeni këtë.

Të gjithë kanë të paktën një ide të përafërt se si një person që i do sillet para tyre. Ju patjetër e vini re kur dikush ju veçon nga të tjerët, kalon më shumë kohë me ju, ju respekton dhe kujdeset për ndjenjat tuaja. Por nëse personi që ju pëlqeni duket se nuk ka kurrë kohë për ju, atëherë kjo është një shenjë që tregon se ai nuk është i interesuar.

  1. Ju duhet të doni fillimisht veten, që më pas të tjerët t’ju duan ju.

Të duash veten nuk është egoizëm. Është respekt për dëshirat dhe ndjenjat tuaja. Kjo do të thotë që ju kurrë nuk do ta tradhtoni veten për hir të kënaqësive të të tjerëve që sillen në mënyrë indiferente ndaj jush.

Nëse dini si ta doni veten, ju gjithashtu do t’i trajtoni njerëzit e tjerë me dashuri dhe respekt dhe nuk do ta bëni kurrë partnerin që të bëjë diçka pa dëshirë.

  1. Mos mbani mëzor dikë që nuk ju do më.

Ky është një gabim i zakonshëm që shumica bëjnë. Sado mizore të tingëllojë, askush nuk është i detyruar t’ju dojë përgjithmonë, pavarësisht nëse u keni dhënë atyre tre fëmijë apo keni sakrifikuar gjithçka që të jeni bashkë.

Nëse ndjenjat zhduken, mendoni se çfarë është më e mira: t’i jepni fund historisë së vjetër dhe të filloni një të re apo të kaloni kohën duke imponuar dikë që t’ju dojë? /Lajmi.net/