Jeni 30 po do të dukeni si 50 vjeç; Ky gabim i përditshëm po ju bën qafën me rrudha të cilat nuk hiqen

Grad rekomandon përdorimin e telefonit në një vijë lineare me shikimin, jo siç bëjmë zakonisht me kokën poshtë.

Lifestyle

19/04/2021 09:25

Një nga pjesët që tregon moshën është qafa. Ajo dhe rrudhat që krijohen janë të pashmangshme me kalimin e kohës, por mund të shtyhen me anë të kujdesjeve të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Por në ditët e sotme ka një problem i cili po bën që rrudhat në këtë zonë të jenë më të dukshme në një moshë të re dhe është pikërish tpërdorimi i celularit.

Dermatologia njujorkeze Jeanette Grad shpjegon se pozicionimi i qafës në kohën që përdorim telefonin shkakton rrudha dhe vija të holla në këtë zonë, të cilat me kalimin e kohës theksohen më shumë.

Grad rekomandon përdorimin e telefonit në një vijë lineare me shikimin, jo siç bëjmë zakonisht me kokën poshtë.

E dini që rrudhat e qafës janë të vetmet rrudha të parikuperueshme në trupin e njeriut?

Ato janë i vetmi dëshmitar i moshës së vërtetë të çdo individi, prandaj filloni të evitoni përdorimin e telefonave, sepse shumë shpejt të 30-at do të duken si të 50-at dhe kjo është gjëja e fundit që duam të gjithë apo jo? /Lajmi.net/