”Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës” – Osmani takon Zelenskyn në Zvicër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane Viola Amherd dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Osmani tha se Kosova është në Samitin që po mbahet në Zvicër për Ukrainën për të treguar mbështetje e shtetit për lirinë e Ukrainës, shkruan Gazeta Express. “Ne jemi këtu për të rikonfirmuar mbështetjen tonë…

Lajme

15/06/2024 19:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane Viola Amherd dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Osmani tha se Kosova është në Samitin që po mbahet në Zvicër për Ukrainën për të treguar mbështetje e shtetit për lirinë e Ukrainës, shkruan Gazeta Express.

“Ne jemi këtu për të rikonfirmuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës! #RrugaToPaqes #UAPeaceSummit🇽🇰🇨🇭🇺🇦 “, ka thënë Osmani.

Në këtë Samit po marrin pjesë liderë edhe nga vende të tjera.