“Jemi nga komb një flamur, shqip flas dhe unë”-Sot mbahet protesta e thirrur nga Stresi për Gjestin

Protesta e thirrur nga reperi Stresi sot me fillim nga ora 14:00, në mbështetje të këngëtarit Besart Kelmendi i njohur ndryshe si “Gjesti”, pritet që të fillojë pas pak. Janë bërë një javë që nga hyrja e Gjestit në shtëpinë e BBVA4, por duket se hyrja e tij ka trazuar ujërat, duke prishur kështu komoditetin…

ShowBiz

14/01/2025 13:31

Protesta e thirrur nga reperi Stresi sot me fillim nga ora 14:00, në mbështetje të këngëtarit Besart Kelmendi i njohur ndryshe si “Gjesti”, pritet që të fillojë pas pak.

Janë bërë një javë që nga hyrja e Gjestit në shtëpinë e BBVA4, por duket se hyrja e tij ka trazuar ujërat, duke prishur kështu komoditetin e disa prej banorëve.

Vetëm gjatë ditës së djeshme Gjesti është bullizuar nga një grup i banorëve në shtëpi si, G Bani, Jozi, Amber, Loredana, Danja dhe të tjerë.

I vetëm në këtë përballje ka qenë Gjesti por në një moment Gerta Gixhari i ka dalur në mbrojtje, gjë për të cilën Gjesti dhe e ka puthur në ballë, shkruan lajmi.net.

“Qetësia” e tij ka bërë që banorët të “eskalojnë”, në fyerje.

Teksa në një moment është parë kur këngëtari nuk është lejuar të futet në dhomën e gjumit nga G Bani dhe Jozi duke e shtyer dhe duke e ofenduar, madje edhe i është hedhur ujë mbi kokë.

Si shkak i kësaj mbrëmë produksioni  i BBVA, ka marrë një vendim për anulimin e televotimit të sotëm me ç’rast ka mbërrtitur edhe zarfi i zi.

Pritet të shihet se cili banorë apo cilët banorë do të eliminohen gjatë prime-t të sotëm.

Derisa kjo ka qenë edhe arsyeja pse reperi Stresi ka thërritur protestë tek Top Channel në Mzez në ora 14:00.

Ndërkaq tashmë veçse njerëzit kanë filluar të mblidhen. /Lajmi.net/