Jeep Wrangler, Grand Cherokee janë të gatshëm për LA Auto Show

Nuk ka vend më të mirë se të prezantosh makinat në Los Angeles Auto Show gjatë këtij muaji, ku prodhuesi i makinave Jeep ka një botim të veçantë.

Auto & Tek

13/11/2015 10:24


Në LA Auto Show do të bëjë debitimin Jeep Wrangler & Grand Cherokee, të cilët kanë ngjyra të veçanta.

Grand Cherokee SRT ka një motor V8 6.4-litra,i cili prodhon 475 kuaj fuqi,ndërsa ka një sistem Premium audio, paketë për tërheqje dhe goma tre sezonale.

Wrangler Backcountry është i bazuar në modelin Sahara, që është disi ironike, duke konsideruar se është ndërtuar për dimër, i cili ka rrota Rubicon prej 17 inçëve.

Jeep Wrangler Backcountry arrin në dyqane në fund të nëntorit, ndërsa Grand Cherokee SRT Night do të jenë në dispozicion në tremujorin e parë të vitit 2016.