Jean Paul Jacque heton korrupsionin në EULEX

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka emëruar Jean Paul Jacque si hetues i pavarur për të hetuar akuzat për korrupsion kundër EULEX-it.

Lajme

10/11/2014 16:11

Pas raportimeve se në misionin e EULEX-it ka gjyqtarë dhe prokurorë që janë të dyshuar për korrupsion, Mogherini ka emëruar sot Jean Paul Jacque si hetues të pavarur për të hetuar akuzat për korrupsion.

 “Sot, unë emëroj Zotëri Jean Paul Jacue si ekspert të pavarur për të analizuar zbatimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë me fokus kryesor akuzat për korrupsion”, thuhej në komunikatë për medie.

Jacue është një profesor i të drejtës me mbi 40 vjet përvojë pune dhe brenda katër muajve ai do t’i raportojë dhe rekomandojë Mogherinin lidhur me akuzat kundër EULEX-it.

Ndërkaq, puna e tij do të mbikëqyret nga BE-ja.