“Je presidentja më e mirë në shekullin 21” – Osmani tregon se çfarë i kishte thënë Kurti
Presidentja Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për marrëdhënien e saj “dikur”, me Kryeministrin Albin Kurti dhe rolin e saj në qeverisje. Kur u pyet nëse Kurti i kishte thënë se do të vazhdojë të jetë presidente, Osmani u përgjigj:“Po, që ne do të vazhdojmë të jemi bashkë, ashtu si ky binomi që i…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për marrëdhënien e saj “dikur”, me Kryeministrin Albin Kurti dhe rolin e saj në qeverisje.
Kur u pyet nëse Kurti i kishte thënë se do të vazhdojë të jetë presidente, Osmani u përgjigj:
“Po, që ne do të vazhdojmë të jemi bashkë, ashtu si ky binomi që i dha shpresë Kosovës, duke vlerësuar punën time deri në superlativ dhe duke thënë se jam presidenteja më e mirë në shekullin 21″.
Presidentja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe vlerësimin që ka marrë për punën e saj, duke nënvizuar se ky koordinim shërben për të sjellë rezultate konkrete për qytetarët. /Lajmi.net/