JD Vance: Armëpushimi Iran-SHBA i brishtë, duhet besim për marrëveshje afatgjatë
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance e ka përshkruar armëpushimin dyjavor me Iranin si të brishtë. Ai i ka kërkuar Iranit të negociojë me besim të mirë për një marrëveshje afatgjatë. Duke folur në Budapest, Vance ka thënë se një marrëveshje është e mundur nëse iranianët janë të gatshëm me “besim të…
Bota
Ai i ka kërkuar Iranit të negociojë me besim të mirë për një marrëveshje afatgjatë.
Duke folur në Budapest, Vance ka thënë se një marrëveshje është e mundur nëse iranianët janë të gatshëm me “besim të mirë të punojnë me ne”.
Por ai paralajmëron se nëse ata “parandalojnë që të ndodhë edhe armëpushimi i brishtë që kemi vendosur, atëherë ata nuk do të jenë të lumtur”.
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif – i cili ka ndërmjetësuar bisedimet – thotë se Islamabadi do të presë delegacionet amerikane dhe iraniane të premten “për të negociuar më tej për një marrëveshje përfundimtare për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet”.