Javën tjetër bisedohet për “Parkun e paqes”
I ashtuquajturi “Parku i Paqes” do të jetë temë diskutimi javën e ardhshme në Bruksel, në bisedimet që po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajme
Kështu të paktën thotë shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, që sipas tij, për të ashtuquajturin “Parku i Paqes” ka lëvizje përpara.
“Sa i përket parkut të paqes, ka lëvizje përpara. Duhet kuptuar se tash kemi Mitrovicën Veriore, e cila ka bërë zgjedhje të lira dhe disa vendime nga komuna ne duhet t’i respektojmë. Por ne do të punojmë për lëvizjen e lirë të njerëzve për vetura dhe mallra. Për këtë çështje nuk pyetet Ivica Daciq, por institucionet komunale dhe qeveritare të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.