Javën e kaluar Policia në Pejë shqiptoi mbi 1 mijë gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik
Policia në Pejë ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1677 gjoba ndaj shoferëve që kanë kryer kundërvajtje në trafik. “Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Njёsiti Rajonal i Komunikacionir Rrugor dhe Stacionet Policore nё kuadёr tё DRP-Pejё, gjatё aktiviteteve nё terren nё zbatimin e ligjit tё trafikut, gjatё javёs qё shkoj ndaj kundёrvajtёsve…

Lajme
Policia në Pejë ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1677 gjoba ndaj shoferëve që kanë kryer kundërvajtje në trafik.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Njёsiti Rajonal i Komunikacionir Rrugor dhe Stacionet Policore nё kuadёr tё DRP-Pejё, gjatё aktiviteteve nё terren nё zbatimin e ligjit tё trafikut, gjatё javёs qё shkoj ndaj kundёrvajtёsve nё trafik janё marrё masa konform ligjit.”
Po ashtu janë raportuar 33 aksidente me lëndime, ndërsa 50 me dëme materiale.
“Nga personat e lënduar tre (3) persona janё lënduar nё vendkalime pёr këmbësor, andaj apelojmё tek tё gjithё pjesmarrёsit nё komunikacion qё tё respektojnё rregullat dhe shenjat e trafiku rrugor, e nё veçanti vendkalimet pёr kёmbёsor.”