Jason Derulo ndahet nga femra bombastike, Daphne Joy
Ishin në lidhje prej kohësh dhe dukej sikur gjithçka mes tyre po shkonte si është më së miri.

ShowBiz
Por, këngëtari Jason Derulo dhe modelja Daphne Joy i kanë dhënë fund mardhënies së tyre.
Sipas një burimi të TMZ, është Daphne ajo që u nda nga këngëtari i njohur. Ajo nuk ishte e kënaqur me vëndjen që i jepte i dashuri i famshëm.
Çifti nisën të takoheshin gjatë vitit të kaluar. Lidhja e tyre ishte mjaftë e mediatizuar.
Të kujtojmë që në muajin mars ata festuan me një festë romantike në Meksikë, ku Jason postoj shumë foto në Instagram dhe një mori video snaps. Dukeshin të lumtur, por…
Të kujtojmë që Daphne Joy më parë kishte një marrëdhënie me 50 Cent, me të cilin ajo ka edhe një djalë.