Jashari: Roli i Presidentes është inkurajues, por pa mandat politik
Analisti politik Shemsi Jashari ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke i cilësuar ato si “inkurajuese”, me shpresën se do të ndihmojnë në tejkalimin e bllokadës institucionale. “Zhvillimet janë inkurajuese me shpresën që do të ndihmojnë për të dalë nga ky qorrsokak ku kanë hyrë subjektet politike me këtë pasivitet, me këtë injorancë…

Lajme
Analisti politik Shemsi Jashari ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke i cilësuar ato si “inkurajuese”, me shpresën se do të ndihmojnë në tejkalimin e bllokadës institucionale.
“Zhvillimet janë inkurajuese me shpresën që do të ndihmojnë për të dalë nga ky qorrsokak ku kanë hyrë subjektet politike me këtë pasivitet, me këtë injorancë në raport me nevojën e konstituimit të institucioneve”, tha Jashari.
Ai vlerësoi si të duhur ftesën e presidentes për konsultime, megjithëse e konsideroi të vonuar dhe të paqartë në fillim.
“Ftesa e presidentes është veprim i duhur ndonëse pak i vonuar, edhe zyra e presidentes e ka pasur të paqartë rolin e vet në këtë mes. Roli i presidentes është më shumë inkurajues dhe shtytës, por jo mandat politik”, theksoi ai në Dukagjin.
Ai shtoi se nëse Lëvizja Vetëvendosje refuzon ftesën e presidentes për konsultime, atëherë përgjegjësia për krizën politike do të jetë më e qartë për publikun.